Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Jepet masa e sigurisë për dy zv.drejtorët e policisë
Dy zv. drejtoreët e policisë, Albet Nushi dhe Nikollaq Pallla, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit për tu njohur …
Kanali 7...
Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se është i palëkundur në qëndrimin e tij mbi votimin sa më parë të ndryshimeve në kodin zgjedhor, Brukseli zyrtar bën sërish të qartë se duhen pritur së pari rekomandimet e komisionit të Venecias.
Në një postim në rrjetet sociale, komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi thekson gjithashtu se pret zgjedhje të lira e të ndershme në vitin 2021.
OLIVER VARHELYI
KOMISIONER I BE PER ZGJERIMIN
“I kënaqur që kryeministri mirëpret opinionin e komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.”
Për më tepër, zëdhënësja e Komisionit Europian për zgjerimin, Ana Pisonero i kujton Shqipërisë kushtet që duhet të përmbushë përpara se të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
ANA PISONERO
ZEDHENESE E KE PER ZGJERIMIN
“Ne presim që palët të marrin në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Dua të theksoj se në raportin e zgjerimit që u publikua nga Komisioni së fundmi, është shumë e qartë se deri ku është arritur me përmbushjen e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Gjithashtu dua të them se amendamentet e kushtetutës për 30 korrikun dhe amendamentet për kodin zgjedhor të 15 tetorit, nuk janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR që janë referuar në përfundimet e muajit mars.”
Apeli nga Brukseli zyrtar vjen në kohën kur mazhoranca socialiste në njërin krah dhe presidenti meta e opozita në anën tjetër kanë ashpërsuar tonet lidhur me ndryshimet në kod për të cilat nuk u arrit kompromis.
Dy zv. drejtoreët e policisë, Albet Nushi dhe Nikollaq Pallla, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit për tu njohur …
Kryesia e PS do te mblidhet kete te premte per te analizuar procesin e degjesave te zhvilluara ne çdo Bashki …
Deputeti i PD Gazment Bardhi është pyetur sot nëse do të marrë pjesë në protestës e thirrur nga ish kryeministri …
Shtimi i kushteve për liberalizimin e vizave është diçka e papranueshme, ka deklaruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo …
Banoret e Ternovcit te Madh, ne Bujanoc, u jane drejtuar serish kutive te votimit per te pesten here, per te …