Kanali 7...

Berisha flet për “Zërin e Amerikës”: Përjashtoj kategorikisht krijimin e një force të re politike

Ish-kryeministri Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike krijimin e një force të re politike.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, e cila do të transmetohet në orën 18:00, ish-lideri historik i të djathtës shprehet i bindur se Kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.

“Kuvendi i datës 11, mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën. Tani arritja e maxhorancës e tmerron z.Basha. E di z. Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave”, shprehet Berisha në një video të publikuar në facebook nga Zëri i Amerikës.