Kanali 7...

Beteja për komunën e Prishtinës/ Garë e fortë mes 7 kandidatëve për të fituar zgjedhjet

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën e 17 tetorit në Kosovë, gara më e ashpër pritet të jete në kryeqytet, aty ku deri më tani, vetëm dy parti kanë mundur të sigurojnë postin e kryetarit, fillimisht LDK e më pas LVV.

Në një debat televiziv, 7 kandidatët shpalosën programet e tyre për komunën më të madhe në vend, ku kanë të drejtë vote rreth 200 mijë qytetarë.

ARBEN VITIA  

KANDIDAT, LVV

“Qytetarët do të na mbajnë mend për një Prishtinë ku investohet në çdo cep, për një qytet të decentralizuar dhe unik, për rregullimin e problemeve të trafikut. Mandati im do të jetë i hapësirave të gjelbra dhe shkollat me një turn.”

 

PERPARIM RAMA

KANDIDAT, LDK

“Një Prishtinë e transformuar rrënjësisht, qyteti i vjetër do t ëjetë shëtitorja kulturore e Prishtinës, do të zhvillojmë platformën urbane që përmban edhe muzeun e artit modern.”

Ndërkaq partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vendosin fokusin tek e ardhmja digjitale dhe urbanizmi i Prishtinës.

URAN ISMAILI

KANDIDAT, PDK

“Të gjitha premtimet dhe projektet që kemi paraqitur do të përmbushen, për mua është prioritet që Prishtina të jetë e gjelbër, e digjitalizuar dhe një qytet që ngel në kujtesë.”

 

DAUT HARADINAJ

KANDIDAT, AAK

“Zbatimi i ligjit që nënkupton, spitalin, policinë, ndërmarrjet komunale, trafikun, legalizimin dhe projekte të tjera.”

 

Ndërsa partitë e vogla nënvizojnë rëndësinë për zhvillimin e infrastrukturës , kryesisht në zonat rurale.

AVNI ÇAKMAKU

KANDIDAT, FJALA

“Ne do të rrisim mirëqenien sociale, zhvillimin ekonomik dhe kulturor që do të shtrihet edhe në zonat rurale, duke shmangur kështu kaosin urbanistik.”

 

FLORIM ISUFI

PARTIA BALLISTE

“Ndryshimet në infrastrukturë do të përfshijnë të gjithë qytetin, digjitalizimi i shkollave do të jetë prioritet.”

 

GEZIM MEHMETI

KANDIDAT, AKR

“Ndërtimi i unazës, transparenca dhe shembulli i punës dhe drejtësisë do të jenë ato për të cilat do të mbahemi mend.”

 

Ndërkaq, tetë parti politike synojnë komunën së Prizrenit, qyteti i dytë më i madh në Kosovë, me rreth 173 mijë votues. Këtë të premte përfundon votimi me postë ku janë regjistruar rreth 15 mijë e 500 qytetarë.