Kanali 7...

Biden i perfshire ne nje tjeter skandal. Email-et zbulojne bashkepunimin me Kinen

Pas skandalit të e-mail-it që zbuloi bashkëpunimin e kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden me qeverinë ukrainase, media zbulon një tjetër skandal me postat elekronike. Këtë radhë bëhet fjalë për bashkëpunimin e kandidatit demokrat dhe djalit të tij me qeverinë kineze.  Email-et janë publikuar se fundmi nga gazeta amerikane “Breitbart”.

Këto e-maile të zbuluara rishtaz nga një ish partner biznesi i Hunter Biden, paraqesin me detaje takimet private të klientëve dhe investitorëve kinez me zëvendës presidentin Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë, në 2011. Këto takime u mundësuan nga djali i Joe Biden dhe Devon Archer, partneri kyesor i biznesit të Hunter Biden, ku përfshinin edhe zyrtarë të Partisë Komuniste Kineze dhe të cilat ishin kryer pa u shënuar në regjistrin zyrtarë të takimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Zbardhja e këtyre e-mail-eve u bë e mundur falë ish partnerit të biznesit të Hunter Biden, Bevan Cooney, i cili aktulisht vuan dënimin me burg për mashtrim në një skemë investimesh që prej vitit 2016. Patneri i djalit të kandidatit demokrat ia dorëzoi email-et gazetarit investigativ amerikan, Schweizer, i cili më pas i publikoi në media.

Përmes regjistrave të qeverisë amerikane për postat elektronike, Schëeizer konfirmoi takimin e grupit të biznesmenëve më të mëdhënj kinez të lidhur edhe me Partinë Komuniste Kineze , të quajtur Klubi i Sipërmarrësve të Kinës, të cilët u takuan me zyrtarë të lartë të Obamës në 14 nëntor 2011. Duke përfshirë këtu edhe takimin me kanditatin demokrat për president të amerikës, Joe Biden.