Kanali 7...

Blendi Klosi: Ne hapëm kufirin më 1 qershor dhe masat që u morën rezultuan efikase

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi u shpreh në emisionin “Quo Vadis” se me hapjen e kufirit më 1 qershor dhe pritjen e charterit të parë, masat që u morën nga qeveria në bashkëpunim më strukturat hoteliere rezultuan efikase për të paradaluar përhapjen e COVID-19 në radhët e tursitëve.

 

Sipas Kolsit, Shqipëria, ndryshe nga vendet fqinje nuk eksperimentoi lidhur me hapjen apo mbylljen e vendit, por ndoqi një strategji të qartë që në fillim, e cila rezultoi shumë e suksesshme. Ai shtoi se meritë e madhe për këtë, përvec punës të strukturave shëndetesore dhe atyre kufitare, kanë operatorët turistikë që respektuan maksimalisht protokollin anti-Covid dhe kushtet e higjienës.

 

“Ajo që thatë për kufirin është e vërtetë, që në 1 Qershor ne që hapëm kufirin, asnjëherë nuk çeduam në sensin e kontrollit në sensin e kërkimit të tamponit, apo edhe gjërave të tjera kufizuese, si karantinimi ndërkohë që vendet pranë nesh e vuanë shumë, duke mos qenë të sigurtë në gjërat që bënin, duke e hapur një herë kufirin e pastaj duke e mbyllur sërish, një herë kërkonin tampon, një herë karantinim, kjo i trembi operatorët turistikë, ndërkohë që në Shqipëria ne që në 10 qershor pritëm Charter-in e parë, në Europë, pritëm turistë nga Bjellorusia dhe përgjatë gjithë sezonit veror ne pritëm turistë të një fashe të pa-ardhur më parë në Tiranë, në Shqipëri, polakë ukrainas, bjellorusë, një destinacion i ri, një destinacion i fortë.”

 

Klosi tha se se sezoni turistik vitin e ardhshëm do të shtrihet në 12 muajt e vitit, pasi siç po shihet edhe tani që sezoni është mbyllur, turistët vijojnë të popullojnë zonat bregdetare

“Do të lobojmë dhe po lobojmë, pasi realisht ne jemi në fundin e tetorit dhe fundjavat kanë qenë të mirëpopoulluara ne zonën e bregdetit, kemi numër të konsiderueshëm turistësh shqiptarë qe lëvizin tashmë dhe ne e kemi këtë favor në Shqipëri, kemi kohën shumë të mirë, ka qenë akoma e nxehtë, kemi pasur mundësi që hotelet sic e pamë në insertet tuaja, unë pata mundësi që t’i takoj fundjavën e fundit.  Akoma kemi lëvizje të brendshme, kemi lëvizje në rajon.”