Ekonomia shqiptare rritet me 6% në raport me të njëjtën periudhë të 2021
Për tre muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me gati 6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të …
Kanali 7...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja, ku vihet një rekord i ri i çmimit të naftës. Nafta ka shkuar në 265 lekë/litri, benzina do të shitet me 241 lekë dhe gazi 86 lekë.
“Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”
Për tre muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me gati 6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të …
Prodhimi i bimëve organike të egra vitin e kaluar shënoi rritje vjetore me 65%. Kjo rritje erdhi për shkak …
Zyrat e këmbimit valutor në vend kanë qenë në fokusin e kontrolleve të bankës së Shqipërisë, pas sugjerimeve që ka …
Biznesi i rikthehet çdo vit të njëjtës kërkesë ndaj administratës doganore, reduktimin e çmimeve referencë. Por pse ky shqetësim artikulohet …
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve. Nafta është ulur me 6 lekë ndërsa gazi e benzina …