Kanali 7...

Bordi ul shumë pak çmimin e naftës dhe benzinës

Një ditë pasi përcaktoi çmimin më të lartë të shitjes së naftës, 265 lekë për litër, bordi i transparencës vendosi këtë të shtunë të bëjë një ulje të lehtë prej 4 lekësh.

 

Ky çmim i ri prej 261 lekësh, sipas bordit, do të hyjë në fuqi nga ora 18.00.

 

Lehtë u ul edhe benzina, e cila do të shitet për 236 lekë litri, nga 241 që ishte.

 

Ndërsa çmimi i gazit nuk u ndryshua as këtë të shtunë dhe do të vazhdojë të tregtohet për 86 lekë litri.