Kanali 7...

Brazili kualifikohet në Kupën e Botës/ Argjentina blindon vendin e dytë

20 vite pa fituar ndaj Brazilit. Uruguai nuk arriti të thyejë as këtë herë mallkimin, pasi u mund 4-1 nga Seleçao në kualifikueset e botërorit “Katar 2022”. Një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, derisa goli i parë erdhi në minutën e dhjetë me Neymar.

Një gol që rriti dhe më shumë besimin tek Brazili, pasi mbeti në sulm dhe shënoi golin e dytë me Rafinja. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, ndërsa në të dytën ekuilibrat ndryshuan disi me miqtë që provuan disa herë, por jo me saktësinë e duhur. Nga kjo përfituan vendasit që shënuan dhe të tretin me Rafinjën.

Uruguai u zgjua me Luis Suarez në minutën e 77, por kaq ishte e pamjaftueshme, pasi 6 minuta më vonë Brazili i dha dhe goditjen përfundimtare me Gabriel Barbosa.

Pas kësaj fitoreje Selecao mbetet në vendin e parë me 31 pikë, 6 më shumë se Argjentina, e cila bëri detyrën ndaj Perusë, duke fituar me rezultatin minimal. Të vetmin gol për Albiçelestet e shënoi ylli i Interit, Lautaro Martinez, në fundin e pjesës së parë. Miqte humben nje penallti per pjesen e dyte dhe nuk arriten dot te barazonin.

Në duelet e tjera, Kili mundi 3-0 Venezuelën, Bolivia fitoi 4-0 ndaj Paraguait, ndërsa Kolumbia dhe Ekuadori u ndanë në një barazim pa gola.