Medvedev: Lufta e Tretë Botërore nëse NATO pushton Krimenë
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kanali 7...
Viti 2022 do të vijojë të jetë sfidues sa i përket efekteve që do të japë në ekonomi, realiteti ekonomik që po prodhohet nga lufta Rusi-Ukrainë. Banka e Shqipërisë bëri thirrje që rezervat buxhetore te përdoren për të zbutur krizën e çmimeve.
“Fokusi i politikave ekonomike duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar të vendit dhe për rritje të qëndrueshme e afatgjatë, dhe në ndihmën ndaj shtresave më në nevojë. Ky fokus do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare, si dhe ruajtjen e fleksibilitetit buxhetor për të adresuar kontigjencat e mundshme në drejtim të lehtësimit të kostove sociale, pa dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit publik.” – u shpreh Sejko.
Edhe pse shumë ekspertë janë duke artikuluar tezën se ekonomia jonë po jep shenja të stagflacionit, numri dy i qeverisë ka një tjetër realitet.
“Çfarë është stagflacioni, ngadalësim i rritjes ekonomike, rritje e papunësisë si dhe rënie e kërkesës, asnjë prej tyre s’po ndodh, rritja vijon të jetë e larta, papunësia ka ranë, pavarësisht re kriza ndërsa konsumi, përveç karburanteve asnjë mall tjetër s’ka pësuar rënia as në sasi as në vlerë.” – u shpreh Ahmetaj.
Për deputeten e opozitës Jorida Tabaku, deklaratat e qeverisë për situatën ekonomike janë paradoksale.
Këto deklarata u bënë gjatë diskutimeve në parlament, mbi raportin vjetor të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2021.
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kryetar i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ndodhet në Rumani ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Dhomës …
Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në …
I dërguri i posacëm i bashkimit evropian për dialogun Prishtinë-Beograd ka vizituar këtë të hënë Kosovën, ku është takuarme kryeministrin …
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe që të vijnë …