Kanali 7...

Bullgaria bën me detyrim maskat në ambientet e jashtme

Bullgaria do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha ambientet e jashtme nga e enjtja. Kjo masë u mor pasi rastet e reja në 24 orë pësuan rritje, tha ministri i Shëndetësisë kostadin Angelov.

 

Sipas tij, nëse mbahet maska, ruhet distancimi shoqëror dhe kryhet dezinfektimi i shpeshtë, përhapja e virusit do të ngadalësohet me 30%.

 

Bullgaria raportoi 1,024 infeksione të reja të martën, numri më i lartq që nga nisja e pandemisë. Në total, atje ka 30.527 të infektuar dhe 1.008 të vdekur.