Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Këtë të martë u luajtën takimet e para të fazës së grupeve të Champions Leauge. Karakteristikë e takimeve ishin penalltitë dhe autogolat. Ndeshja mes PSG dhe Manchester United u mbyll me rezultatin 1-2. Golat për United u shënuan nga Bruno Fernandes, i cili çau rrjetën në minutën e 24 me një penallti. Më pas shënoi Marcus Rashford.
Nëse nuk do të bënte autogol Anthony Martial, fitorja për Manchester United do të ishte e pastër, 2-0. Nga ana tjetër, Lazio mundi me rezultatin 3-1 Borussia e Dortmundit. Golat për Lazion e Strakoshës u dhuruan nga Ciro Immobile e Jean-Daniel Akpa-Akpro. Për Lazion “mendoi” edhe Marëin Hitz i Dortmundit, i cili bëri autogol në minutën e 23.
Ndërsa gëzim për tifozët e Dortmundit solli Erling Braut Haaland. Nga ana tjetër, Barcelona nuk zhgënjeu përballë Ferencvaroshit të Myrto Uzunit. Katalanasit fituan me goleadë 5-1. I pari që nisi serinë e golave ishte Messi në minutën e 27, që shënoi me penallti.
Më pas shkëlqyen edhe Ansu Fati, Philippe Coutinho e Pedri. Në minutën e 68 Pique doli me karton të kuq dhe penalltia më pas u përkthye në gol për Ferencvaroshin. Për të shënoi Igor Kharatin. Myrto Uzuni nuk luajti sepse doli pozitiv me koronavirus. Chelsea-Sevilla u mbyll në paqe me rezultatin 0-0, Rennes-Krasnodar 1-1, kurse Leipzig- Basaksehir 2-0
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …