Kanali 7...

Chelsea leksion Juventusit, Barcelona rrezikon kualifikimin

Mbrëmjen e kësaj të marte janë mbyllur ndeshjet e parafundit të fazes së grupeve të Uefa Champions League. Në supersfidën e grupit H, Chelsea i ka dhënë një leksion të vërtetë Juventusit, ku e ka mposhtur lehtësisht 4-0. Me këtë rezultat, londinezët i kanë marrë vendin e parë bardhezinjve. Në sfidën tjetër, të këtij grupi, Malmo dhe Zenit u ndanë në barazim 1-1.

Ndërkohë Barcelona nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër pasi u ndal në barazim pa gola me Benfica-n. Tashmë katalanasit rrezikojnë të shkojnë më tej pasi në ndeshjen e fundit përballen me Bayernin në Gjermani ndërsa Benfica pret në shtëpi Dynamo Kyiv.

Më herët United siguroi një biletë për në raundin tjetër pas fitores 2-0 në transfertë ndaj Villarreal-it. Ndërkohë Atalanta u ndal në barazim 3-3 me Young Boys dhe tashmë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e fundit ndaj Villarreal-it.