Kanali 7...

Cili është 52-vjeçari që u hodh nga dritarja e “Shefqet Ndroqit”

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë, e përsëritur, e ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 52-vjeçari që i dha fund jetës është identifikuar si Preng Gjonaj, nga Tropoja.

Ai po trajtohej prej një jave nga mjekët sepse ishte infektuar me koronavirus. 52-vjeçari ndodhej i shtruar në katin e katërt, nga ku kreu edhe vetëvrasjen, duke u hedhur nga dritarja.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë tek Sanatoriumi. Më herët, dy pacientë të tjerë gjithashtu i kanë dhënë fund jetës në spital.