Kanali 7...

Dash Shehi: Duhet një front opozitar, të vijnë edhe Topalli, Topi dhe Nisma Thurje

Vendimi i presidentit të  republikës Ilir Meta për të çuar kodin zgjedhor në komisionin e Venecias, ka rihapur debatin nëse partitë e grupuara në një koalicion do të garojnë me një liste unike apo jo.

Dhe derisa ky debat të marrë fund, opozita ende nuk e ka marrë vendimin final për strategjinë që do të ndjekë për betejën e 25 prillit.  Deri më tani mbizotëron ideja që PD dhe LSI të garojnë secila më vete, duke grupuar edhe aleatët e tjerë, por sipas kryetarit te LZHK Dashamir Shehi, më e rëndësishme se strategjia është bashkimi të gjithë spektrit opozitar.

DASHAMIR SHEHI

KRYETAR I LZHK

“Nuk është koha tani që të gjejmë gabimet ideologjike, e dimë ne kush është ky e kush është ai.  E dimë që asnjëri prej nesh nuk shkëlqen, nuk është Kristal edhe në kampin opozitar, por gjykojmë që ajo që kemi përballë është shumë e dhimbshme për gjithë Shqipërinë. Pastaj se si do të hyjmë më një me dy, kjo është përtej meje, këtë do ta vendosin dy partitë kryesore, do ta vendosë zoti Basha si kryetar i koalicionit dhe LSI si parti e dytë.”

 

Shehi ka theksuar se është e rëndësishme që edhe Jozefina Topalli e nisma Thurje të bashkohen me koalicionin opozitar.

“Unë do të doja që jo vetëm LSI por unë do të doja që I gjithë harku opozitar edhe ato të tjerët që janë jashtë kësaj duke filluar nga Topalli, tek Topi, ato djemtë e rinj të nismës Thurje.”

 

Sipas Shehit synimi i opozitës duhet të jetë vetëm largimi i qeverisë Rama.

 

“Do bëjmë 4 aeroporte, e dëgjuat ju që do bëhemi me  4 aeroporte, çfarë sihariqi I madh. Ç’është mo kjo gënjeshtër, me cilin tallet ky? Ky ka 8 vjet nuk ka hedhur 8 lopata. Ku janë aeroportet, ku janë që I premtoi shqiptarëve?”

 

Një ditë më parë kryetari I shtetit Meta I kërkoi parlamentit të rishikojë ndryshimet në kodin zgjedhor  të cilat janë kundërshtuar ashpër nga opozita për shkak të modelit të koalicioneve që këto ndryshime sanksionojnë. Por pavarësisht lëvizjeve të presidentit të Republikës, mazhoranca është e vendosur të miratojë kodin, duke i dhënë fund debatit për reformën zgjedhore.