Kanali 7...

Deklaratat e Ramës ndaj SPAK/ Kraja: Jemi të ndërgjegjshëm që do të ketë presione

Arben Kraja ka reaguar për deklaratat që kryeministri Rama ka bërë ditëve të fundit, ndaj tij dhe ndaj SPAK.

 

Gjatë seancës degjimore mbi raportin vjetor, Kraja u shpreh se të gjithë prokurorët dhe hetuesit janë të ndërgjegjshëm se do të ketë presione dhe opinione të ndryshme.

 

I pyetur nga kreu i KLP, Alfred Balla, Kraja u shpreh se më e rëndësishme është korrektësia me ligjin dhe vlerësimi i provave.

 

“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.”-tha Kraja.

 

KLP ka organizuar sot seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2021.