Kanali 7...

Dënohen 8 persona për drogë, mes tyre edhe kampioni i botës në mundje

Gjykata e posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka përfunduar gjykimin e dosjes 339/3, duke dënuar me burg 8 persona te akuzuar per trafik droge.

Megjithate kjo gjykatë ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal.

Per shkak te gjykimit të shkurtuar, të pandehurve do t’iu ulet një e treta e dënimit.

Burimet bëjnë me dije se në këtë gjykim eshte denuar me 7 vjet edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri. Ai do te perfitoje gjithashtu nga gjykimi i shkurtuar. Avokati i sportistit kundershtoi vendimin duke thene se ai ishte i pambështetur në ligj dhe në prova.