Kanali 7...

“Deti” në gjykatën ndërkombëtare/ Rama: Mbledhje qeverie Shqipëri-Greqi

Në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias, kryeministri Edi Rama deklaroi se të dyja vendet do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e Detit.

Greqia dhe Shqipëria janë dakordësuar që çështja e nxehtë e kufirit detar mes dy vendeve të zgjidhet në instancat ndërkombëtare. Rama pranoi se për kufirin detar, palët do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare.

Në konferencën për shtyp bashkë me Nikos Dendias, Rama tha mes të tjerash se: “Nuk do të ketë pushtim nëpërmjet detit nga Greqia”.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi mes të tjerash se me Greqinë do të disutojnë edhe një sërë Պështjesh ekonomike. Rama tha gjithahshtu se çështjet e lëna pezull me Greqinë janë të gjitha të zgjidhshme dhe disa prej tyre janë në rrugën e duhur të zgjidhjes.

Po ashtu, kryeministri Rama paralajmëroi një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.