Kanali 7...

‘Deti’ në Hagë/ Meta: Rama nuk u konsultua me mua, s’e ka marrë vesh akoma kush është president

Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Korça se nuk patur asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama për t’ju drejtuar Hagës për paktin detar me Greqinë. Meta tha me ironi se me shumë informacione për këtë çështje ka marrë nga mediat greke. Ai ja bëri të qartë Ramës se president i vendit është Ilir Meta.

 

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë nga të cilët marrim më shumë informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president i Shqipërisë është një dhe vetëm një, që është Ilir Meta.”

 

Lajmin për t’ju drejtuar Hagës e dha kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, kur në Tiranë erdhi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.