Kanali 7...

“Duam zgjidhje nga Edi Rama”/ Rëndohet gjëndja e grevisteve në Ballsh

Ndërsa kanë hyrë në ditën e 12 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave greviste është rënduar. Njëra prej tyre ka lanë ambientet e grevës për shkak të komplikacioneve që shfaqi ndërsa u zëvendësua me një tjetër kolege.

Grevistet kanë përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tyre se nuk do të tërhiqen deri në momentin që kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje.

Do vazhdojmë te qëndrojmë. Të vijë Antoneta Dhima të na takoj. Le të vijë këtu.

Kryeministri po të dojë të vijë këtu të shikoj gjendjen shëndetësore të grave dhe është i mirëpritur që të vijë në ambientet e grevës. Jashtë ne nuk dalim. Prandaj hesht ai që ne të dalim nga greva. Po nuk pamë lekët ta dijë mirë që nuk dalim nga greva. Duhet të reagojë një sahat e më parë. Paska qenë kriminel fare.

Jemi të detyruar për këtë zgjidhje. se negociatat e kryeministrit për mendimin tim nuk kanë qenë serioze. Nuk është një problem që lindi sot. Por ka qenë prej vitesh. Kryeministri jon është i papërgjegjshëm. Ne vajtëm në tiranë për negociata. Ata na rrahën. Kryeministri nuk ka dashur të na dëgjojë as të dijë fare se çfarë halli kanë këta punëtor.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe naftëtarët, të cilët i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që t’i jap një zgjidhje kësaj problematike.

Ato do qëndrojnë sa të kenë fuqi. Deri në pikën e fundit. dhe marr shkas se përderisa s’ka një zgjidhje konkrete nga ana e kryeministrit ne nuk mund të lëvizim që këtej.  Kryeministri e ka rrugën të hapur si për të ardhur këtu apo për të kërkuar një opsion tjetër një vendtakimi me një përfaqësi të uzinës.

Deri më tani, naftëtarët kanë zhvilluar vetëm një takim me përfaqësuesit e kompanisë por negociatat kane dështuar pasi nuk u arrit të gjendej një zgjidhje lidhur me çështjen e rifillimit të punës në rafineri dhe pagat e prapambetura.