Ballkani fiton derbin shqiptar ndaj Shkupit në Conference League, pas një jave sfida e kthimit
Ballkani fitoi 2 me 1 derbin shqiptar ndaj Shkupit në fazën e play off-it të Konferencë Ligë. Ndeshja u zhvillua …
Kanali 7...
Futbolli nuk ka zgjidhje. Mbrëmjen e të enjtes Liga profesioniste e futbollit u mblodh në një tjetër takim por këtë herë së bashku me deputetin socialist Fidel Ylli. Pas dy orësh diskutim, nuk u mor një vendim se çdo të ndodhë me futbollin ndonëse klubet i mëshojnë fort qëndrimit të tyre: bojkot deri në plotësimin e 4 kushteve.
Megjithatë Kreu i Ligës Edvin Libohova u tregua optimist se shumë shpejt palët do të kenë një zgjidhje .
EDVIN LIBOHOVA
KREU I LIGËS
”Ajo që është “Thembra e Akilit” dhe gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimit. Sa i takon Ligjit të Sponsorizimit, ai aktuali ne e dimë që nuk funksionon. Kemi bërë ne një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër për gjetur një zgjidhje.
Deputeti Fidel Ylli tha se pati shumë debate por ata janë në rrugën e duhur për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
FIDEL YLLI
DEPUTET I PS
”Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave. Megjithatë ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka cacur situatën deri në këtë gjendje dhe tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje.”
Takimi i radhës do të jetë të martën, aty ku pritet dhe një vendim përfundimtar lidhur me fatin e futbollit në vend.
Ballkani fitoi 2 me 1 derbin shqiptar ndaj Shkupit në fazën e play off-it të Konferencë Ligë. Ndeshja u zhvillua …
Uefa Champion League luajti ndeshjet e para të play off-it te marten ne mbremje te cilat u transmetuan ne Tring. …
Uefa champions league ndez sonte motorrët me fazën play-off. Të gjitha ndeshjet do të përcillen drejtperdrejt, shoqëruar me programin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte në Pistën e re Olimpike të Atletikës në Parkun e …
Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut …