17 të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në Afrikën e …
Kanali 7...
Lufta ne Ukrainë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të produkteve bazë të jetesës. Çmimi i grurit, veçanërisht, është dyfishuar. Për vite me radhë një ton grurë kushtonte rreth 200 euro, ndërsa pas fillimit të luftës në fund të muajit shkurt e njëjta sasi tregtohet me 400 euro.
Rusia dhe Ukraina, prodhojnë së bashku rreth një të tretën e grurit që nxirret në tregun botëror, konkretisht 60 milionë nga 200 milionë tonë që eksportohen gjithsej.
Sipas ekspertëve, faktorët që mund të ndikojnë në çmim dhe të çojnë në luhatje të forta janë raportet e përditshme për luftën në Ukrainë, si dhe parashikimet për të korrat e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, bankat qendrore në të gjitha vendet europiane ngritën normat e interesit për të zbutur inflacionin, i cili gjatë muajve të fundit ka pësuar një rritje të dukshme.
Vendime të ngjashme kanë ndërmarrë dhe bankat në Britaninë e Madhe.
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në Afrikën e …
Lufta, klima, uria, varfëria, shëndetësia – samitit të G7-s që zhvillohet në Gjermani si kryesuese e radhës nuk i mungojnë …
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin …