Kanali 7...

“E dëgjoj jehonën e protestës”/ Meta: I kam sytë tek populli shqiptar!

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se nuk do të mungojnë protestat nëse mazhoranca nuk reflekton. Kreu i shtetit, në një konferencë për mediat, deklaroi se ai e di çfarë do populli shqiptar. Sipas Metës, nëse integrimi evropian vijon të pengohet, kjo çështje do të zgjidhet në një formë tjetër.

 

“Presidenti i ka sytë tek populli shqiptar. Presidenti është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë mbështetjen dhe bashkimin e popullit shqiptar për të garantuar integrimin e vendit. Nëse ju nuk arrini të dëgjoni protestën, unë edhe tani e dëgjoj dhe e ndjej jehonën e protestës. Qëllimi i presidentit nuk është të nxixsë protesta. Në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë për interesat e një pakice që bllokon integrimin evropian të vendit, zhyt vendin në borxhe kërcënuese, padyshim që presidenti e di se çfarë mendon dhe kërkon populli shqiptar. Nuk do të presë popullin t’i japë drejtim kësaj çështjeje, por në të njëjtën gjatësi vale do ta zgjidhim këtë çështje. Ne shpresojmë tek reflektimi, të ketë përgjegjshmëri.”