Kanali 7...

E qëlloi 11 herë me thikë në fyt, zbulohet pas 5 vitesh vrasësi i kreut të sindikatës së transportit

Zbardhet një vrasje makaber e ndodhur në 22 nëntor 2015 në qytetin e Fierit.

Policia pasi dokumentoi me prova ligjore cdo gjë, arrestoi shtetasin Skënder Krasniqi.

43 vjecari akuzohet se ka vrarë me paramendim shtetasin Novruz Likometaj 82 vjec.

Viktima që mbante pozicionin e kreut të sindikatës së transportit rrugor në Fier, u qëllua nga Skënder Krasniqi 11 herë me thikë në fyt.

Trupi i pajetë u gjet i mbështjellë me një çarçaf të bardhë në një kazan plehrash.

Fillimisht policia kishte arrestuar Skender Beqirajn 37 vjec, mirepo akuzat ndaj tij u pushuan per mungese provash.