Kanali 7...

E rëndë në Milot/ 28 vjeçari humb jetën tragjikisht në vendin e punës

Një 28 vjeçar në Milot ka humbur jetën tragjikisht teksa ka rënë nga lartësia ku po punonte për restaurimin e pallateve.

 

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Elda Hoti e cili i bën thirrje policisë të mos heshtë por të marrë masa ndaj firmës dhe autorëve përgjegjës.

 

“Nga mungesa e kushteve të sigurisë në punë, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori 28 vjeç, që po punonte për restaurimin e pallateve në Milot. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të mos heshtin, por të marrin masa urgjente ndaj firmës dhe autorëve përgjegjës. Ju shpreh ngushëllime familjarëve të viktimës.”, shkruan deputetja.