Kanali 7...

E VERTETA MBI KORONAVIRUSIN. SHKENCETARI ITALIAN GIORGIO PALÙ ZBULON STRATEGJITE E GABUARA PER PERBALLIMIN E PANDEMISE

Një nga shkencëtarët më të mëdhenj Prof. Giorgio Palù, profesor ne universitetin e Filadelfias shpjegon gjithçka në lidhje me Covid-19, të vërtetën rreth tamponëve, shtrimet në spital, të sëmurët, vdekshmërinë qe sjell virusi, strategjitë e mbrojtjes, komunikimin e gabuar në media, si dhe besueshmërinë ndaj ekspertëve.

Profesori Palu është përpjekur tju shpjegojë qytetarëve të vërtetën rreth virusit si dhe mënyrën e gabuar të përballimit të pandemisë në mbarë botën. Profesori i virologjise tregon qarte se cfare tregon tamponi qe merret tek rastet e dyshuara, dhe cfare do te thote përgjigje pozitive e tamponit?

GIORGIO PALÙ

VIROLOG, UNIVERSITETI I FILADELFIAS :

Pozitiv nuk do të thotë i sëmurë, kështu që këto terma njerëzit duhet ti kuptojnë shume mirë. Të jesh pozitiv me koronavirus, do të thotë rezultati pas shumë cikleve të amplifikimit të një teknike që quhet PCR dhe nqs unë gjej të dhëna pozitive, do të thotë që unë gjej pak acid nukleik, por nuk do të thotë që ky acid përmban detyrimisht një qelizë virale të infektuar. Pra, kjo përmbajtje, mund të jetë një virus i vdekur, ose ndoshta nuk është një sasi e mjaftueshme virusi në gjendje që të infektojë dhe ta shpërndajë atë. Pra, pozitiv, nuk do të thortë që të jesh i sëmurë. Nuk do të thotë që je simptomatik, dhe nuk do të thotë që është edhe transmetues. Ne itali 95 perqind e rasteve nuk kane shenja te semundies.

Shkencëtari italian nxjerr ne pah se vdekshmeria nga koronavirusi eshte relativisht e ulet.

Studimet që janë bërë mbi virusin na tregojnë që ka një vdekshmëri midis 0.3 dhe 0.6%. Pra do të thotë një vdekshëmri relativisht e ulët, më e ulët se shumë sëmundje të tjera infektive. Sigurisht shumë më të vogël se aksidentet rrugore, se vetëvrasjet, më e ulët se e patologjitë respiratore. Kështu që është ralativisht më e ulët dhe na bën të mendojmë që nuk do të vdesin të gjithë, sic thoshte dikush. Nuk është gripi spanjoll që bëri 50 po 100 million të vdekur në 1918. Nuk kishim as penicilinën, kortizonin dhe as reanimacionin, as antibiotikët. Pra një vdekshmëri relativisht e ulët.

Problem i vertete per profesorin eshte infodemia, pra informacionet e gabuara te cilat sollen kolaps ne sistemin shendetesor ne itali.

Ishte informacioni që u pë pandemik, kurse frika e infektimit, frika e vdekjes, kjo po që u bë virale dhe infektuese. Pra, në sensin sic thashë në fillim, u bë një infektim fluid, humbi sensi i arsyes, kapaciteti kritik për të vlerësuar të dhënat. Kemi pasur një vdekshmëri tepër të lartë ne fillim, pra ne jemi mbajtësit e rekordit botëror të vdekshmërisë për koronavirusin vetëm sepse në fillim i kemi shtruar të gjithë në ndihmë e shpejtë. Në Lombardi, kanë bërë gjithçka dhe më tepër se aq. Kështu që nuk kishim respiratorë, maska dhe prandaj edhe anglezët në fillim thanë duhet të izolojmë të moshuarit pasi panë se kush po vdiste në Itali. Pastaj e dimë që në botë, tanimë komunikimi zgjerohet, kur dikush është i alarmuar dhe e shpërndan në internet, informacioni shpërndahet. Dhe kështu sic po ju thosha që frika është virale, sensi i mirë nuk është viral përderisa nuk infekton virtytet e pakicës. Dhe kështu është tepër e vështirë pasi zhytemi nga një informacion te hidhur.

Por sa qytetare jane realisht ne reanimacion ne Itali?

Fatmirësisht kemi shumë pak persona në reaminacion, 0.5%, të gjithë rasteve pozitive dhe 30 herë më pak sec ishte në fillim. Vdekshmëria është realitivisht e ulët dhe këto vdekje në 90% të rasteve kane qenë mbi 80 vjec e sipër dhe të sëmurë që kane pasur patologji të tjera. Probleme të frymëmarrjes, kardiovaskulare, metabolike. Pra gjithcka që prodhon inflamacion në trupin tonë.

Atëherë nëse një person vdes në moshën 90, 80 apo 70 vjeç që ka patologji të tjera, vdes nga koronavirusi apo nga patologjitë e tjera? Pastaj përse nuk na e thonë që vdekëshmëria nga koronavirusi është në nivele të ulta, krahasuar me patologjitë e tjera.

Atëherë le të themi që këtu në Itali janë nga 10 deri 20 milionë raste në vit me grip sezonal , 10 mijë të vdekur në vit duhet ta rikujtojmë, atëherë deri tani janë 35-36 mijë të vdekur nga covid-19, nga 10 mijë të vdekur nga gripi në vit, në të vërtetë nga gripi mund të jenë 300 apo 400 nga polmoniti viral, nga gripi, të tjerat janë komplikacione, diabeti, hipertensioni, etj, kështu që mos tia atribuojmë gripit. Por është e drejtë tia atribuojmë  SARS COVID-2 këto 36 mijë vdekje. Duhet thënë se 90 për qind e e këtyre rasteve i përkisnin moshës mbi 80 vjeç që kishin patologji të tjera shoqëruese. Shumë të vdekur nga Covid 19 ishin shtruar sepse kishin trompoza, infarkt, tumor terminal, por meqë ë këtë fazë për shkak të kontrollit për koronavirusit, shuëm nga këto vdekshëmri nuk kanë ardhur si pasojë e koronavirusit, nuk ka qenë ai shkak parësor

Por virusi covid 19 nga e ka origjinen e tij?

Përsa i përket virusit orgjinal, që vjen nga Kina, nuke  dimë nëse është natyral apo artificial, kemi dyshime por nuk do ta dimë tamam. Përsa i përket virusit që në fillim e deri tani, virusi ka ndryshuar, transmeohet më mirë, por nuk është e thënë që është më agresiv. Ka pësuar mutacione, por të dhënat janë të vështira për tu  dhënë.

Por i kujt eshte faji, eshte i politikes apo i interesave ekonomike?

Politika vendosi gjendjen e emergjencës. Një emergjencë e cila nuk parashikohet as në kushtetutë, cfarë është gjendja e emergjencës? Është një procedurë administrative e cila kalon në disa procedura dhe hallka të caktuara dhe është në fuqi deri në fund të muajit janar. Emergjenca e vetme e vërtetë që do të kemi do të jetë uria, mungesa e punës, dëmet psikologjike dhe psikike, vetëvrasjet, prandaj kush do të shkojë në emergjencë? Do të jemi ne qytetarët, jo qeveritarët. Politika ka bërë dicka por mund të bënte edhe më shumë. Mund të përshpejtonte burokracitë, humbëm shumë kohë, tashmë kemi marrë një mësim nga faza e parë.

Studiuesi Giorgio Palù  tregon se cila do të ishte mënyra më efektive e financimit për virusin.

Ku shkojnë paratë, po të isha unë, nuk do të investoja te pseudo virologët të cilët bëjnë xhiro nëpër studiot televizive por do të merresha me virologjinë e vërtetë, me atë e cila studion origjinën e virusit, si trasmetohet te njeriu, këto janë gjërat e rëndësishme.Nuk shoh që italia të ketë kapacitete të programojë dhe projektojë në një periudhë afatgjatë. Kemi përpara nesh një sëmundje e cila ka vdekshmërinë relativisht të ulët dhe bëj një analizë të rriskut, kostove dhe përfitimeve, sa impakt ka? Si do ta parashikojmë sistemin shëndetësor për epidemi të tjera qoftë natyrale qoftë artificiale. Pse nuk bëjmë kërkime për origjinën e virusit dhe për vaksinën? Unë e kam përgjigjen sepse vëmendja është te zgjedhjet e ardhshme dhe te karriget që duhet të zënë.

Per virologun Palu te gjithe e dine dhe kane kuptuar se nje lockdown te pergjithshmen nuk mund tia lejojme vetes, nuk mund ta perballojme me dhe mbi te gjitha do te ishte i kote. Profesori ka dhe nje apel per mediat.  Konfuzion mediatik, ekzagjerimi, histeria dhe humbje te arsyes duhet te marrin fund.

Giorgio Palu ka themeluar Shoqatën Italiane të Virologjjisë. Ka qenë president për 7 vite i Shoqatës Europiane të Virologjisë që ka 3 cmime Nobel dhe gjate intervistes ne televizionin la sette thote me bindje se që në Itali virologët e vertete janë shumë pak dhe pjesa më e madhe e atyre që njihen edhe jashtë shtetit, nuk kanë dalë kurrë në televizon.