Kanali 7...

E-ZONË/ Denaj: Si financiere më shqetëson borxhi publik, por pse po rritet ai?

Rritja e borxhit publik mbi 80% e prodhimit të brendshëm bruto, duke shkelur edhe rregullin fiskal që parashikon ulje të tij, ka përfshirë në debate ekonomistët, nëse rritja e tij sjell më shumë nxitje për ekonominë apo shton më tej rrisqet. Për ministren e Financave, Anila Denaj, ky tregues nuk është në parametrat ku duhet të jetë, por ka arsye pse po vendoset që të rritet.

 

“Unë nuk e kam të relaksuar raportin me borxhin si financiere dhe më shqetëson. Nuk kam thënë që borxhi është në parametra të menaxhueshëm, aty ku duhet. Por pyetja që shtrohet është ‘në çfarë viti jemi’? Një ekonomi si e jona, me dy elementë të rëndësishëm, si dhe me informalitet të lartë, duhet të mendojë se si t’i adresojë këto problematika.”