Kanali 7...

E-ZONË: Dubai, “parajsa” e shqiptarëve

Dubai duket se është destinacioni, i cili po josh shqiptarët për të udhëtuar, në kushtet kur kufijtë në Europë janë të mbyllur.

 

Besnik Vathi nga Shoqata e Operatorëve tha për E-Zonë: “Është vërtetë e habitshme që të mbushen dy avionë në javë për të shkuar në Dubai, duke filluar nga data 28 mars deri më sot. Në atë tenxheren me presion, u gjet një vrimë ku po del ajër me presion. Nuk është çmimi që po i mbush avionët për Dubai, por presioni në çdo anë. Jemi i vetmi popull që e kemi vendimmarrjen në minutën e fundit.”

 

Edhe në këtë sezon, për Vathin, Turqia do të jetë një destinacion i sigurt, por shpreson që brenda muajit prill të heqë tamponin për turistët.

Nga ana tjetër, mbetet ende e paqartë qasja që do të kenë vendet evropiane gjatë këtij sezoni turistik.