Medvedev: Lufta e Tretë Botërore nëse NATO pushton Krimenë
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kanali 7...
Në fjalën që mbajti në forumin “Europa Park” në Gjermani, kryeministri Edi Rama zbuloi edhe çfarë i është komunikuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron për negociatat. Rama tregoi se Macron ka pranuar se Shqipëria meriton t’i hapen negociatat, por momentalisht duhet të rregullohen disa probleme të brendshme në BE.
“Macron më ka përsëritur shpesh se nëse biem dakord për çeljen e negociatave, kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të zgjedhjeve, etj.. Problemi është që ata nuk e thonë këtë. I thash pse nuk e thua publikisht, djema ju duam, duam që t’ju marrim, por për momentin duhet të rregullojmë shtëpinë. Por publikisht thonë aa këta shqiptarët, kanë këtë, kanë atë.”
Rama ju përgjigj edhe të gjitha shteteve që i shigjetojnë shqiptarët si kriminelë. Mes të tjerash, kryeministri hodhi poshtë akuzat e Holandës për shqiptarët.
“Krimi shqiptar? Çfarë nënkupton kjo? Nuk ka krim shqiptar, krimi i organizuar është ndërkombëtar. Si është e mundur që shërbimet sekrete në BE janë kaq të shkëputura, të dhënat për kriminalitetin nuk bashkëndahen. Si e lufton terrorizmin kur ti nuk e di se kush është ai njeriu që vjen nga këtu në Francë. Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend. Është e mirë për politikën, por nuk është e vërtetë. Një gazetë thoshte, një bandë e madhe shqiptarësh shkatërrohesh. Po ta lexoje artikullin, ishin dy shqiptarë që ruanin magazinën ku kultivohej droga. Për politikën ishte shumë më mirë të përshkruhej si bandë shqiptarësh.”
Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka dëshirë të martohet me Evropën, por kjo e fundit nuk i jep mundësinë as të flasin, duke ju referuar këtu negociatave.
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kryetar i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ndodhet në Rumani ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Dhomës …
Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për parandalimin e dhe goditjen e paligjshmërisë. Uniformat blu bëjnë me dije se …
Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik …
Numri i viktimave të sulmit me raketa në qendrën tregtare Kremenchuk në Ukrainë ka shkuar në 18. Lajmi konfirmohet nga …