Kanali 7...

“Ejani në Shqipëri, është shumë bukur, nuk do të pendoheni”/ Rama fton turistët e huaj

Fjalën në forumin “Europa Park” në Gjermani kryeministri Edi Rama e mbylli me një ftesë për turistët e huaj.

 

Ai u bëri thirrje që të vizitojnë Shqipërinë sepse një nga vendet më të bukura dhe më të sigurta të Evropës.

 

 

“Është moment i duhur t’ju them ejani të vizitoni Shqipërinë. Është larg vetëm një orë e pak minuta. Është shumë bukur, nuk do të pendoheni. Për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë.”

 

Po ashtu, Edi Rama i tërhoqi veshin BE pse nuk po hap negociatat me Shqipërinë.