Kanali 7...

Ekipet shqiptare miliona euro nga kalimi i tureve në Europë

Ecuria në Europë e katër skuadrave të Kategorisë Superiore, Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi ka sjellë një sërë  përfitimesh financiare për klubet shqiptare. Uefa ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të shpërblyer skuadrat e konferenc league që ndryshon disi nga ajo e Europa League  apo Champions League.

 

Vetëm me kualifikimin në raundin e dytë  të Konferencë Ligës,  katër klube të Superligës garantojnë të paktën 2700 euro nga qeveria e futbollit, kjo vetëm për pjesëmarrjen në kualifikueset e kompeticioneve.

 

Por krahas kësaj, për secilën skuadër ka dhe të tjera shpërblime që mbushin arkat e klubeve. Kampionët në fuqi, Teuta, deri më tani ka siguruar  një shumë në total prej 550 mijë euro nga uefa, 260 mijë si fituese e titullit si dhe 280 mijë në turin e parë të Champions League, ndërsa në rast të një eliminimi do të përfitonte 350 mijë euro plus vetëm për pjesëmarrje.

 

Ndërkaq për 3 ekipet e tjera shqiptare,  Partizani, Vllaznia dhe Laçi financat aktualisht janë të njëjta pasi ato kanë siguruar kalimin në raundin tjetër duke arkëtuar 100 mijë euro dhe në rast të një eliminimi do të arkëtonin  edhe 350 mijë euro shtesë .

 

Ndeshjet e para të raundit të dytë për Konferencë League do të luhen të enjten në 22 korrik.

 

 

 

                      TOTALI I SIGURT                

TEUTA  990 mijë euro /  260 mijë euro + 280 mijë euro + (100 mijë euro +                     350 mijë në rast të eliminimit )

 

VLLAZNIA  550 mijë euro /  100 mijë euro + (100 mijë euro + 350 mijë në rast të eliminimit )

 

PARTIZANI   550 mijë euro / 100 mijë euro + (100 mijë euro + 350 mijë në rast të eliminimit )

 

LAÇI    550 mijë euro /  100 mijë euro + (100 mijë euro + 350 mijë në rast të eliminimit )