Kanali 7...

“Ekonomia, në dorën e pandemisë”/ Guvernatori Sejko: Presim një rënie në nivelin 7.6%

Edhe Banka e Shqipërisë është në të njëjtën linjë si institucionet financiare ndërkombëtare, sa i përket recesionit që do të pësojë ekonomia këtë vit. Guvernatori tha se pritshmëritë janë për një nivel prej – 7.6%.

 

“Jemi në të njëjtën linjë me institucionet finaciare. E thënë me shifra, ne mendojmë se do të jemi në një rënie në nivele -7.6%. Por kjo është një shifër që edhe mund të ndryshojë parashikimet pasi ekonomia është dinamike dhe kjo është një krzië e paprecedentë.

 

Paralelisht, Banka e Shqipërisë do të furnizojë me para në sasi të pakufizuar tregun deri në fundit të tremujorit të parë të 2021. Një masë e tillë nisi që nga muaji prill për vijuar deri në vitin e ardhëm me qëllim zbutjen e efekteve negative të izolimit të ekonomsië. Por për Guvernatorin e Bankës, risqet ekonomike mbeten evidente.

 

“Balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm. Ato burojnë nga zgjatja në kohë e pandemisë, nga prezantimi i mundshëm i masave të distancimit social, lindja e problemeve në transmetimin e politikës monetare, nëpërmjet rritjes së normave të interesit për financimet në sektorin privat si dhe në formën e përkeqësimit të ofertës së kredisë bankare”, tha Sejko.

 

Pas përfundimit të emergjencës shëndëtësore, sfida më e madhe për ekonominë mbetet reduktimi i borxhit publik, i cili ka arritur nivele shqetësuese.