Kanali 7...

Ekonomia vjen në “E-ZONË”/ Emisioni rinis me analizën e rritjes së çmimeve

Nga kjo e diel rikthehet emisioni mbi ekonominë “Eko-zonë”. Është formati televiziv ku bizneset përcjellin shqetësimet e tyre, ekspertët analizojnë fenomenet ekonomike, ndërsa zyrtarët argumentojnë nismat ligjore.

 

Edhe këtë sezon, eko-zonë do të jetë një dritare me protagonistët më të mirë të fushës.

 

RAJMONDA LAJTHIA

AUTORE

“E-zonë, edhe këtë herë do të vijë çdo të diel për te përcjellë te publiku të gjitha zhvillimet ekonomike hap pas hapi. Do ta bëjmë këtë me protagonistët më të mirë të fushës, me analistët, por edhe me bizneset. Do të përpiqemi, siç kemi bërë edhe në sezonet e kaluara të trajtojmë tema që na shqetësojnë të gjithëve, duke nisur që nga buxhetet tona familjare dhe deri te shqetësimet madhore që ka ekonomia.”

 

Shqetësimi kryesor i ditëve të fundit është ai i rritjes së çmimeve, ndaj në këtë emision të parë vëmendja do të fokusohet tek ky fenomen, i cili ndikon direkt në koston e jetesës.

 

RAJMONDA LAJTHIA

AUTORE

“Besoj e keni vënë re që këto kohë janë rritur të gjitha çmimet e produkteve të tavolinës, këtë çështje do të trajtojmë në emisionin e parë të eko-zonë. Pse po rriten çmimet edhe kur do të ndalet rritja e tyre? Për të gjitha këto, na ndiqni të dielën në eko-zonë.”

 

Eko-zonë transmetohet çdo të diel, pas edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus dhe do të përcjellë hap pas hapi të gjitha zhvillimet ekonomike në vend.