Kanali 7...

Emri/ Bie nga zetori, humb jetën një person në Korçë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në rrugën dytësore të fshatit Dishnicë.

Mësohet së viktimë ka mbetur Kostika Nunka, rreth 60 vjec, i cili ka qenë duke udhëtuar me një mjet bujqësor të ngarkuar me pleh me Azbi Shkëmbi.

Në momentin e aksidentit, viktima ka qenë në rimorkion e zetorit, ndërsa duket se nga pakujdesia ka rrëshqitur duke rënë në rrugë, ku edhe ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Viktima ka marrë plagë në kokë, çka ka shkaktuar edhe vdekjen.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga ku do të zbardhë më tepër këtë ngjarje.

Nga ana tjetër trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit.