Kanali 7...

Epidemiologu Ilir Alimehmheti sqaron pse nuk duhet të trembemi nga situata në Itali

Shifrat e infektimeve në Itali ditët e fundit janë të frikshme. Por mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka bërë një analizë të hollësishme, pse nuk duhet të panikosemi vetëm nga shifrat. Ai shkruan se treguesit e vërtetë nuk janë numrat e infektimeve, por shtrimet në spital dhe vdekjet.

Publikimi i fundit zyrtar në Itali është kryer nga Istituto Superiore della Sanità dhe paraqet situatën dhe shifrat zyrtare në periudhën dyjavore 28 shtator – 11 tetor 2020.

Të dhënat kryesore mbi situatën:

Më poshtë paaraqitet shpërndarjen e të infektuarve sipas grupmoshës:

47.1% janë 19-50 vjeç;

24.2% janë 51-70 vjeç;

17.3% janë 0-18 vjeç;

11.3% janë >70 vjeç.

Pra, moshat aktive janë ato që infektohen më shumë (65.3% janë 19-70 vjeç).

Tabela 1 tregon si janë zbuluar pacientët e infektuar:

31.6% përmes kontrolleve screening (testime masive);

30.6% përmes paraqitjes së simptomave;

30.5% përmes hetimit epidemiologjik;

7.3% nuk dihet.

Pra, mund të shihet qartë sa e nevojshme është të testohen personat me klinikë dhe testet masive.

Tabela 2 tregon kush po infektohet:

88.7% janë italianë autoktonë;

7.8% nuk dihet;

2.4 % janë raste të importuara nga jashtë shtetit;

1.1% janë lëvizje ndërmjet rajoneve italiane.

Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone.

Ky vendim italian ka pasur kryesisht arsyetim politik.

Tabela 7 është shumë e rëndësishme dhe tregon vdekshmërinë sipas moshave:

18-29 vjeç, 0 vdekje ndër 3.900 raste = vdekshmëria 0.0%;

30-39 vjeç, 2 vdekje ndër 6.009 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);

40-49 vjeç, 4 vdekje ndër 9.182 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);

50-59 vjeç, 23 vdekje ndër 10.600 raste = vdekshmëria 0.2%;

60-69 vjeç, 51 vdekje ndër 3.447 raste = vdekshmëria 1.5%;

70-79 vjeç, 15 vdekje ndër 170 raste = vdekshmëria 8.8%;

Moshë e paditur (potencialisht >80 vjeç), 14 vdekje ndër 91 raste = vdekshmëria 15.4%.

TOTALI: 109 VDEKJE NDËR 33.399 RASTE = VDEKSHMËRIA 0.3%

Vëreni se moshat 0-18 vjeç nuk janë fare në tabelë, ndërsa vdekshmëria totale është vetëm 0.3% (gripi sezonal është rreth 0.15%).

Dy grafikët e fundit janë të bërë vetë, pasi ISS-ja “nuk e ka parë të arsyeshme” ta bëjë informacionin të dukshëm vizualisht, por e ka paraqitur vetëm me tekst:

Grafiku 1: Gjendja klinike

55.9% e të infektuarve nuk ka asnjë shenjë të vetme klinike

15.7% e të infektuarve ka shenja minimale;

22.1% e të infektuarve ka shenja të lehta;

6.6% e të infektuarve kanë shenja të rënda (potencialisht të shtruar në spital);

0.7% e të infektuarve kanë shenja kritike (potencialisht të shtruar në terapi intensive).

Pra, 92.7 e të infektuarve e kalojnë krejtësisht lehtë sëmundjen!

Grafiku 2: Ku gjenden të infektuarit?

91.2% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi;

7.63% e të infektuarve po trajtohen në spital në repart normal;

0.77% e të infektuarve (ose rreth 10% e shtrimeve totale) po trajtohen në spital në terapi intensive;

0.3% ndodhen në një anije karantinë (potencialisht emigrantë ose detarë).

0.1% ndodhen në spital ushtarak (potencialisht personel ushtarak).

Pra miqtë e mi, mesazhet kyçe janë:

VDEKSHMËRI (CFR) = 0.3%!

VDEKSHMËRI POTHUAJSE 0% DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ

92.8% NUK KANË NEVOJË KLINIKE TË SHTROHEN NË SPITAL!

“Është e lehtë të gënjesh përmes statistikave, por shumë më e lehtë të gënjesh pa statistika! Miqtë e mi! Si gjithmonë e kemi zakon të shohim Italinë dhe të trembemi! E kemi bërë në mars dhe vazhdojmë ta bëjmë në tetor! Por cilat janë shifrat e Italisë të para pa asnjë emocion?” – shprehet Alimehmeti.