Kanali 7...

Eurobondi, sukses i qeverisë?

Ish zëvendës ministri i financave, Elton Haxhi, gjatë një interviste për emisionin E –ZONE tha se sigurimi i borxhit të ri prej 650 milionë euro, nëpërmjet eurobondit nuk mund të konsiderohet një sukses i qeverisë.

 

Sipas tij nëse do të krahasohemi me vendet e rajonit, konkretisht me Serbinë, treguesit e këtij financimi siç janë norma e interesit nuk kosiderohet si një meritë, por kemi të bëjmë me një ofertë normale.

Është e vështirë të japim një gjykim të tillë nësë është suskes apo jo. I vetmi krahasim që mund të bëjmë është Serbia, e cila doli një muaj më parë në treg, siguroi 750 milionë euro për 15 vite dhe me një kupon 2.05, pra me tregues më të leverdisshëm se ne. Prandaj unë të them që nuk është një sukses është një ofertë normale, nuk kemi arritje në këtë drejtim.-tha Haxhi

 

Por sigurimi i këtij borxhi të ri ka një sfidë, përdorimi i tij.

 

E rëndësishme është se me sa efektivitet do të përdoret ky borxh, pavarsisht kostos, apo meritës së sigurimit të këtij financimi. Nëse do përdoret për investimi rentable që ndikon në rritje ekonomike kjo është një gje pozitive.Po nëse përdoret, fjala vjen për të mbështetur keqmenaxhimin e ujësjellësave kjo është një formë e gabuar.