Kanali 7...

Europa Leauge/ Milan e nis siç duhet, fiton në transfertë ndaj Celtic

Milan nuk zhgënjeu në ndeshjen e sotme kundër Celtic. Me rezultatin 1-3, Djajtë e Kuq e nisën mbarë fazën e grupeve të Europa Leauge. U deshën vetëm 14 minuta lojë që Rade Krunic të çante rrjetën , duke u dhuruar emocionin e golit të parë tifozëve.

 

Tri minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Brahim Diaz shënoi golin e dytë. Në pjesën e dytë të takimit, Celtic u përpoq të ndryshonte rezultat, por nuk arriti dot më larg se një gol të shënuar në minutën e 76 nga Mohamed Elyounoussi.

 

Për të vulosur fitoren e Milanit mendoi Jens Petter Hauge, i cili në minutën e 90 shënoi golin e tretë.