Prodhimi i energjisë ra me 40%; shkak thatësira në 3 muajt e parë të vitit
Për shkak të thatësirës qe perfshiu vendin tre muajt e parë të vitit vendi ynë, prodhoi 40% me pak energji …
Kanali 7...
Ministrat e jashtëm nga shtatë vendet më të industrializuara në botë, janë bërë bashkë në kështjellën 400-vjeçare në resortin Veissenhaus të Detit Baltik, për të gjetur një zgjidhje që do të zhbllokonte eksportin e drithrave të prodhuar në Ukrainë.
Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se miliona ton drithëra nuk mund të eksportohen, pasi Rusia ka bllokuar portet ukrainase.
ANNALENA BAERBOCK
MINISTRE E JASHTME, GJERMANI
“25 milion ton drithëra janë të bllokuara në portet ukrainase, kryesisht në Odesa. Këto drithëra nevojiten urgjentisht, kryesisht në vendet e varfëra në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Nuk duhet t’i lemë në baltë. Qëllimi i presidentit rus është të përçajë bashkësinë ndërkombëtare. Ne si G7 do t’i kundërvihemi kësaj dhe nuk do ta lejojmë të ndodhë.”
Ndërprerja e eksporteve po ashtu rrezikon bllokimin e depove që nevojiten për të korrat e ardhëshme. Për këtë arsye Komisioni i BE-së ka premtuar se do të lehtësojë transportin përmes rrugëve tokësore dhe hekurudhave.
Krahas shqetësimeve për sigurinë ushqimore, G7 ka në fokus të bisedimeve tre ditore edhe alarmin se konflikti mund të përhapet në Moldavi.
Fqinji jugperëndimor i Ukrainës përvecse po përballet me fluksin e refugjatëve, ka parë disa incidente që përfshijnë separatistët pro-rusë në rajonin e Transdniestrisë. Këto zhvillime kanë ngritur alarmin ndërkombëtar se lufta mund të zgjerohet në kufi.
Për shkak të thatësirës qe perfshiu vendin tre muajt e parë të vitit vendi ynë, prodhoi 40% me pak energji …
Frika nga një krizë globale ushqimore është ne rritje pas bllokimit të eksporteve të grurit në Ukrainë si pasojë e …
BE-ja ka të ngjarë të bjerë dakord për një embargo ndaj importeve të naftës ruse “brenda disa ditësh”. Kështu tha …
Këto ditë monedha europiane po pëson një zhvlerësim kundrejt lekut, duke bërë që një euro të këmbehet nën 120 lekë. …
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një dokument që orienton Shqipërinë se si mund të luftojë informalitetin nëpërmjet administrimit fiskal, …