Kanali 7...

EVI KOKALARI PADIT PERSONAZHET PUBLIKE

AKTIVISTJA E NJOHUR: HAPA LIGJORË PËR SHPIFJET NDAJ FIGURËS SIME

Evi Kokalari padit për shifje portalin Factor Plus, si dhe disa personazhe të tjerë mediatik, konkretisht Ilir Demalian, Dritan Demiraj, Frrok Çupin dhe Kolec Traboinin.  

Shkak për padinë e aktivistes së njohur shqiptare në SHBA, janë akuzat që janë bërë ndaj figurës së saj nga personat e mësipërm në disa dalje mediatike dhe artikuj në portale të ndryshme.

Për shkak të këtyre sulmeve, dhe fyerjeve deri në nivel familjar, Kokalari ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore ndaj portalit Faktor Plus, si dhe shtetasve Ilir Demalia dhe Dritan Demiraj, Frrok Çupi dhe Kolec Traboini.

Aktivistja deklaroi se tashmë ka vendosur që çështjen ta ndjekë penalisht duke mos lënë më asgjë në kuadër të deklaratave.

Evi Kokalari jeton prej shumë vitesh në SHBA, atje ku është angazhuar në shumë veprimtari publike dhe politike, si aktiviste pranë Partisë Republikane.

Ndërkohë ditët e fundit ajo po qëndron në Shqipëri, duke mbështetur hapur lëvizjen e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike.