Papa Françesku akuzon Rusinë për agresion dhe imperializëm në Ukrainë
Papa Fraçesku akuzoi të enjten Rusinë se po kryen një fushatë “pushtimi të armatosur, eskpancionizmi dhe imperializmi”në Ukraninë, duke e …
Kanali 7...
Mbrëmjen e së premtes, presidenti amerikan Donald Trump, në tubimin e tij elektoral në Georgia, sulmoi rivalin e tij demokrat Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, duke iu kërkuar që të japin përgjigje për veprimet e tyre në lidhje me skandalin e publikuar në media për aferën korruptive me Rusinë. Trump iu bashkua thirrjeve të mbështetësve të tij në fushatë, të cilët kërkonin burgosjen e Biden.
Thirrjeve të tyre, presidenti i SHBA ju përgjigj duke thënë se nëse do të ishte në dorën e tij, do ta bënte brenda 10 minutave.
“Familja Biden janë një organizatë kriminale. Të jemi i sinqertë, ata e bëjnë Hillary Clinton të duket si një amatore. Këtu kemi të bëjmë me skandalin më të madh që ka ndodhur kudo në botë, korrupsioni i Joe Biden dhe i familjes Biden. Biden u intervistua një ditë më parë, dhe askush nuk denjoi ta pyesë për këtë çështje. Imagjinoni, nuk e pyesin as për faktin se djali i tij mori 3 milion e gjysëm dollarë nga Moska. Familja Biden ishin të përfshirë me Rusinë, jo unë”, – tha Trump.
Presidenti Trump u betua se do të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse nuk i fiton zgjedhjet, pasi sipas tij nuk do të ndihet mirë të humbasë përkrah kandidatit më të keq në historinë e politikës amerikane.
“Gara kundër kandidatit më të keq në historinë e politikës presidenciale më vendos në presion. E imagjinoni nëse humbas? Ç’do të bëj më pas? Nuk do të ndihem dhe aq mirë. Ndoshta do të më duhet të largohem nga vendi? Nuk e di”, – u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Georgia tashmë është kthyer në fushëbetejën ndërmjet Trump dhe Biden, kur duhen më pak se tre javë për të shkuar në ditën e zgjedhjeve.
Papa Fraçesku akuzoi të enjten Rusinë se po kryen një fushatë “pushtimi të armatosur, eskpancionizmi dhe imperializmi”në Ukraninë, duke e …
Presidenti Francez është shprehur i bindur se është gjetur një kompromis në lidhje me zgjidhjen e konfliktit midis Maqedonisë së …
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen nga ishulli i Gjarprit, një territor i Ukrainës në Detin e Zi. …
Sot është dita e tretë e samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid. Në fokus të diskutimeve mësohet …
Ne diten e fundit te samitit te Madridit, udheheqesit e Nato-s po diskutojne mbi shqetesimet e sigurise per krahun jugor …