Kanali 7...

Fëmijët i vënë zjarrin një banese në Berat/ Shkrumbohet kati i dyte

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish/pjeshkores në Berat.

 

Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës,që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin.

 

Sipas burimeve në vendngjarje,zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes.Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat,nga dritarja që ishte e hapur totalisht.

 

Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile,i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër.

Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule,por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.