Kanali 7...

“Festival” golash në Champions/ Inter mundet në fund, Liverpool përmbys Milan

Janë mbyllur dhe ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League. Magjia dhe emocionet e Champions League edhe këtë mbrëmje nuk iu ndanë ekranit të Tring, ku vëmendje më të madhe padyshim mori dueli Liverpool- Milan që u mbyll 3-2 në favor të anglezëve.

 

Të kuqtë e nisën mirë pasi që në minutën e 9 zhbllokuan rezultatin me Arnold ndërsa italianët i prishën festën me dy gola pak para se mbyllej pjesa e parë. Fillimisht me Rebic dhe më vonë me Brahim Diaz , skuadra e Piolit shkoi në dhomat e zhveshjes me fitoren 2-1. Në pjesën e dytë gjithçka u kthye përmbys. Skuadra e Jurgen Klop mbeti në sulm, ndërsa barazoi gjithçka me Salah me të parin aksion. Megjithatë, spekakli i anglezëve nuk mbaroi këtu, pasi Liverpool shënoi dhe të tretin me Henderson, duke mbyllur gjithçka me shifrat 3-2.

 

Në ndeshjen tjetër të grupit Atletiko Madrid bëri një hap fals ndaj Ports në shtëpi, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi.

 

Vëmendje mori dhe superndeshja Inter-Real Madrid në të cilën gjithçka u vendos nga një gol i Rodrigo vetëm në minutën e fundit të ndeshjes që i dha fitoren spanjollëve . Në sfidën tjetër, Sherif Tiraspol mundi 2-0 Shaktar Donjeck.

 

Festival golash kishte në takimin Manchester City Lajpzig, e cila u mbyll me rezultatin final 6-3, ndërsa Klub Bruzh PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

 

Edhe grupi C u mbyll me fitoren e dy favoritëve Dortmund dhe Ajaks . Gjermanët mundën 2-1 Beshiktashin në transfertë, ndërsa Ajaks mori një fitore të pastër 5-1 ndaj Sportingut.