Kanali 7...

“Flet saktë kur është esëll”/ Berisha për Fatos Nanon: Reformoi PS-në, t’ia njohim meritën

Sali Berisha ishte sot në një takim me demokratët në Kuçovë, të cilëve u bëri thirrje të bashkohen në Kuvendin e 11 dhjetorit, e të refuzojnë antikuvendin e organizuar nga Basha.

 

“Ftoj delegatët të vijnë në 11 të firmosin historinë e re të pluralizmit, ftoj demokratët të mos shkojnë, të braktisin antikuvendin e 18, mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi, një përpjekje për të sfiduar pluralizmin.

 

Nga Kuçova, Berisha ka deklaruar se Kuvendi i 11 dhjetorit do të shënojë rithemelimin e Partisë Demokratike.

 

Teksa foli dhe për votën, Berisha theksoi se Basha ka ndjekur të njëjtën taktikë të Ramës, i cili shkelmoi votën nga partia. Ai bëri një paralelizëm me kohën e Fatos Nanos, për të cilin tha se njihet për meritat që reformoi PS-në.

 

“Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën këto tetë vite. Ne votojmë dhe siç thoshte Stalini na e rrëmben partia shtet. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe 2021. PS kaloi një provë të madhe reformash me Fatos Nanon, megjithëse ai kur është esëll flet saktë. Por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe vendin. Nga partia e njëshit, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë në kryetar të partisë me votat e anëtarëve. Ai humbi zgjedhjet dorëzoi partinë sipas statutit. Kryetari po humbi zgjedhjet ikën, por Rama në 2009 humbi zgjedhjet e jo që nuk iku po detyroi anëtarët të votonin për të mos hequr kryetarin. Nga 2019, PS është shndërruar në parti të punës në Shqipëri. Kryetari i PD iu vërsul votës së lirë dhe arritëm ne partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ai na bëri gazi i dheut. Ju jeni dëshmimtarë se si ky njeri ka marrë vendim tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, nen të statutit apo parim partie. Kryesinë e partisë  e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është kryesia juaj, por e peng Bashës, ndaj i ftoj  që të japin dorëheqjen.”