Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Futbolli vijon të jetë në udhëkryq dhe pa një datë zyrtar. Mesditën e kësaj të marte, Liga Profesioniste e Futbolli u mblodh në diskutimin e radhës, por këtë herë së bashku me deputetin Fidel Ylli dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave. Pas një ore takim, presidenti i Ligës Edvin Libohova tha se përgjigjen përfundimtare e presim nga kryeministri, ndonëse thekson se për Ligji i Sponsorizimit ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët.
EDVIN LIBOHOVA
KREU I LIGËS PROFESIONISTE TË FUTBOLLIT
“Është një hap pranë zgjidhjes. Problemet që u diskutuan ishin në 2 pjesë, në 3 pikat më pak të rëndësishme, për të cilat gjetëm gjuhën e përbashkët dhe do të jemi një prononcim nga Ministria e Financave së shpejti. Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe “thembra e Akilit” e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë. Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re. Përgjigjen përfundimtare e presim nga kryeministri.”
Deputeti socialist, Fidel Ylli tha edhe se palët janë shumë afër një marrëveshje ndonëse mungon një vendim zyrtar.
FIDEL YLLI, DEPUTET I PS
”Ishte një takim ku në të shumtë e rasteve , problemet e Ligës thuajse se janë të zgjidhura, kemi ngelur vetëm te problemi i Ligjit të Sponsorizimit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot. Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset. Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin. Do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë të gjitha problemeve të Ligës.
Ditën e premte , Liga profesioniste e Futbollit do të zhvillojë takimin e radhës ku pritet të vendoset përfundimisht dhe fati i futbollit në vend.
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …