Kanali 7...

Gara vrapimi në natyrë, atletë vendas e të huaj sfidojnë terrenin malor të Voskopojës 

Edhe këtë vit, Voskopoja ka mirëpritur  garat e vrapimeve në natyre te cilat kane tërhequr atletët më të mirë në vend. Distanca ishte 5 deri në 21 km duke përshkruar kështu një itinerar me rrugë të ndryshme kryesisht malore të një shkalle të lartë vështirësie.

 

Atleti nga Elbasani Ilir Hyka është fituesi i garës me 5 km.

 

ILIR HYKA

ATLET

”Mendoj se është një aktivitet i domosdoshëm dhe për trupin. Ishte një garë me rivalitet të madh dhe në fund them se ia dola. Personalisht është hera e dytë që marrë pjesë, vitin e kaluar dola i treti në podium. Ndërsa këtë sezon ia arrita qëllimit.” 

 

Për organizatorin Altin Sholla, garat e vrapimeve në natyrë jane shumë të rendësishme edhe në kushte të tilla pandemie

 

ALTIN SHOLLA

ORGANIZATOR

”Ky është edicioni i tretë që e praktikojmë këtë aktivitet sportiv. Ndihem shumë mirë për numrin e lartë të pjesmarrëvsve si të huaj apo dhe vendas. Në teori ky duhet është i katërt por për shkak të pandemisë nuk mundëm ”  

 

Në 10 km fitues ishte Andrea Barutin nga Dropulli.

 

ANDREA BARUTI

ATLET

”Është hera ime e parë që marrë pjesë në një aktivitet të tillë. Ndihem shumë i lumtur që arrita vendin e parë. Terreni ishte pak i vështirë pasi në 5 km e para , terreni ishte malor dhe aty harxhoje shumë energji. Mirëpo pastaj nuk e ndjeje. Jam marrë me sport që kur kam një qënë i vogël, me futboll fillimisht.” 

 

Gara e 21 km nga fillimi deri në fund të saj është dominuar nga kosovari Uran Ahmeti, i cili ka hyrë i vetëm në finishin e kësaj gare, ndërsa nuk kanë munguar dhe atletë të huaj.

 

Garat e vrapimeve në Voskopojë kanë tërhequr vëmendjen edhe të shumë turistëve, të cilët kanë kaluar fundjavën në fshatin e njohur turistik.