Kanali 7...

Genc Burimi: SHBA dëshiron që në 25 prill të fitojë Edi Rama

Gazetari Genc Burimi komentoi në “Zgjedhje 2021” takimin virtual të zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer me krerët e partive politike të vendit tonë, teksa bëri thirrje të qartë për zgjedhje me standarde.

Sipas gazetarit, amerikanët preferojnë që fitues i zgjedhjeve të 25 prillit të jetë Edi Rama.

“Qëllimi i tij kryesor është të sjellë paqe mes Serbisë dhe Kosovës. Shqipëria, në prag të dytë. E mira për amerikanët është të fitojë Edi Rama, sepse me ata është mësuar, i ka gjërat në rregull. Elementi kleçkë është Ilir Meta. Për amerikanët është mirë që zgjedhjet t’i fitojë Rama; por edhe nëse i fiton PD, është mirë për ta gjithsesi. Ata preferojnë që Rama të marrë një mandat të tretë. Kjo duhet të jetë e qartë. LSI pati një tendencë të ashpërsojë debatin me ambasadorin amerikan. Nuk duan që opozita të kundërshtojë zgjedhjet e të dalin nga Parlamenti.”