Kanali 7...

Gjendet një trup i dekompozuar në lumin Seman/ Policia po punon për identifikimin e viktimës

Në orët e vona të së enjtes është gjetur trupi i një personi te dekompozuar, i seksit mashkull.

 

Trupi i pajetë është gjetur

 

Trupi i dekompozuar është gjetur nga dy peshkatarë në brigjet e lumit Seman në fshati Arapaj në Roskovec.

 

 

Ata sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë.

 

 

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji.

 

Trupi i përket një mashkulli, në moshë të re, por për shkak të qëndrimit në ujë është i vështirë identifikimi.

 

 

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomës e nëse ka qenë apo jo në listën e personave të shpallur të humbur gjatë kësaj periudhe.