Kanali 7...

Gjermania “ndëshkon” të pavaksinuarit: S’ka më teste falas

Gjermania do të ndalojë testet falas për të gjithë qytetarët që janë të pavaksinuar. Ky është njoftimi më i fundit i ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Sipas gazetaës gjermane “Bild”, ky ndryshim rregulli bëhet me qëllim që të nxitet vaksinimi.

 

Që nga marsi, banorët në Gjermani kanë patur mundësi të kryejnë teste të shpejta në farmaci dhe në qendra të dedikuara të ngritura në të gjithë vendin.

 

Nga ana tjetër, testet janë një pjesë thelbësore e strategjisë së rihapjes së Gjermanisë: ata që nuk mund të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht ose janë shëruar nga Covid, duhet të paraqesin një test negativ për aktivitete të caktuara, përfshirë ngrënien brenda në restorante ose qëndrimin në një hotel.

 

Mbi 61% e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 52% janë plotësisht të vaksinuar.