Kanali 7...

Gjokoviç, sundues në Australian Open, fiton Grand Slam-in numër 18 në karrierë

Novak Gjokovic, fitoi per here te 9 ne karriere turneun e madh Australian Open.

Tenisti serb ka mposhtur tenistin rus, Daniil Medvedev me rezultat, 7-5, 6-2, 6-2.

Ky është trofeu i tretë me radhë për Gjokoviqin në turneun në Australi dhe 18 Grand Slam ne karriere per 33 vjecarin serb.

Medvedev, në anën tjetër, tenisti i katërt në botë momentalisht, ka tentuar që të fitojë titullin e tij të parë Grand Slam këtë të diel.

Një ditë më parë japonezjan Naomi Osaka fitoi turneun per kategorine e femrave.