Kanali 7...

Gjonaj: Reforma në Drejtësi po jep rezultatin e saj, 50% e gjyqtarëve u shkarkuan nga Vettingu

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nuk e mohon që korrupsioni në vend vijon të mbetet problematike, por jo në nivele aq të larta krahasuar me vitet më parë.

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Gjonaj shprehet se fillimisht duhet të ndryshohet perceptimi i qytetarëve lidhur me këtë fenomen, duke ndërmarrë masa konkrete për shkatërrimin e tij.

“Në radhë të parë, dua t’ju them që konferenca sot ishte pikërisht një nga ato eventet që kishte për qëllim prezantimin e rezultateve shumë të mira të të ardhura nga raporti i GREKO-s. Ka 21 vjet që është një mekanizëm funksional. Kemi marrë masa të jashtëzakonshme. E dimë që ka problem për çështjen e korrupsionit. Është një fenomen në Shqipëri, si në shumë vende të tjera të botë. Duhet të luftojmë që të ndryshojmë perceptimin e qytetarëve për korrupsionin. Perceptimi ndryshon duke marrë masa dhe duke ngritur mekanizat e drejtë për të rrënjosur korrupsionin. Qeveria ka treguar që me të gjitha masat që ka marrë, duke ofruar rreth 760 shërbime online, qytetarët nuk kanë më nevojë që të sorrollaten në sportele. Po ashtu, këta punonjës, nuk kanë mundësi të kryejnë veprime korruptive. Është arritje shumë e madhë. “

Sipas saj reforma në drejtësi po jep efektet e saj, ku solli largimin e 50 për qind të gjyqtarvë që nuk kaluan dot procesin e vettingut.

“Jemi të vetëdijshmë që ka probleme, por ne po marrim masat për t’i zgjidhur një nga një në të gjithë sektorët, ku perceptimi për korrupsionin është më i lartë. Një mekanizëm tjetër, është ngritur një rrjet me koordinator antikorrupsion që do të jetë në 17 angjenci qendrore, e që do të shërbejë si avokatë të qytetarëve në luftë kundër korrupsionit. Nuk pretendohet që në 7 vite, ku korrupsioni ka qenë galopant, të çrrenjoset, pasi do të ishte utopi. Reforma në drejtësi po jep rezultatin e saj. Kemi 50 për qind, 300 gjyqartë që janë vetuar deri tani, ku gjysma prej tyre janë larguar për shkak të Vettingut.

 

Nëse sistemi i drejtësisië arrin të pastrohet, ministrja theksoi se lufta kundër korrupsionit do të shtrihen edhe në shumë sektorë të tjerë.