Kanali 7...

Gjykatësit e paditur për fsheshje pasurie/ Rrëzohet kërkesa e SPAK për pushimin e hetimeve

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen për 5 ish-gjykatësit e Gjykatës së Lartë dhe 2 ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që u paditen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

 

pushoi hetimet për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca.

 

Organi I akuzës kërkoi pushimin  e çështjes, me pretendimin se nuk janë gjetur shkeljë të natyrës penale, por pasaktësi të natyrës administrative.

 

Në plotësimin e deklaratës së vetingut të pasurisë dhe deklaratave periodike vjetore për periudhën 2003-2016 nga Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezair Zaganjori, mund të kenë patur pasaktësi, që klasifikohen të natyrës administrative apo jo në përputhje me ligjin por që nuk përmbajnë elementë të veprës penale, të deklarimit të rremë apo fshehjes së pasurisë.

 

Por kërkesa e SPAK e datës 30 dhjetor 2021 është refuzuar nga gjykata e Posaçme, e cila mendon se hetimet nuk janë kryer në mënyrë të thelluar. Prokuroria është urdhëruar  që të marrë materiale hetimore shtesë nga organet e Vetting-ut, duke i lënë edhe 4 muaj kohë për shqyrtimin e tyre.

 

pushoi hetimet për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca.